image Gjenerali i FSK-së: Presidenti është komandant suprem, por ne respektojmë vendimin e qeverisë

Kosovë

Siguri/ Gjenerali i FSK-së: Presidenti është komandant suprem, por ne respektojmë vendimin e qeverisë

news image

Gjenerali i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se do e respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi, sipas tij, moslëvizja nuk është për FSK-në, por për qytetarët.

“E respektojmë çdo vendim të shtetit, jemi në gatishmëri t’u dalim në ndihmë qytetarëve. Nuk do të ketë lëvizje të kota, por kurdo që nevojitet ndihma jonë jemi në gatishmëri. Presidenti është komandant suprem, por ne e respektojmë vendimin e Qeverisë, pasi që vendimi është i qartë që moslëvizja është për qytetarët dhe jo për ne si institucion”, ka thënë Rama për klankosovën.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës miratoi propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për ndërmarrjen e masave shtesë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19.

Vendimi parasheh edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve private nga ora 10:00 deri në orën 16:00, dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, njofton Qeveria e Kosovës.

Mirëpo, ky vendim u kundërshtua nga presidenti Thaçi, i cili e cilësoi si vendim antikushtestues dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë në vend që mos ta respektojnë këtë vendim.

Lidhur me këtë vendim, presidenti ka thirrur sërish konferencë për media. /Gazeta Sinjali/