image Gjenerali amerikan: SHBA mund të bashkëpunojë me talibanët për sulme ndaj ISIS

Botë

Gjenerali amerikan: SHBA mund të bashkëpunojë me talibanët për sulme ndaj ISIS

news image

Gjenerali amerikan Mark Milley, ka deklaruar se ekzistojnë mundësitë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bashkëpunojnë me talebanët për çdo sulm të ardhshëm kundër terrorizmit në Afganistan, kundër militantëve të Shtetit Islamik apo grupeve të tjera.

Talebanët janë një grup “i pamëshirshëm” dhe mbetet për t’u parë nëse ata do të ndryshojnë. Në luftë bëhet ajo që duhet për të zvogëluar rrezikun dhe jo domosdoshmërisht ajo që do të dëshironim të bënim”, u shpreh gjeneral Milley dy ditë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani.

Presidenti Biden ka ngarkuar Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të bashkërendojë përpjekjet me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që talebanët të mbajnë premtimin e tyre për largimin e sigurt të amerikanëve dhe atyre që duan të largohen nga vendi në ditët në vazhdim. /GazetaSinjali/