image Gjendet i vdekur një person në Komoran, dyshohet se vrau veten

Siguri

Gjendet i vdekur një person në Komoran, dyshohet se vrau veten

news image

Sonte rreth orës 19:45 është raportuar se ka vdekur një 70-vjeçar në mënyrë të dyshimtë në “Lagjen e Re” të Komoranit, njofton Gazeta Sinjali.  

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Borovci tha se ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha ai. /Gazeta Sinjali/