Birraria Pravda me bazë në Lviv të Ukrainës ka vendosur të prodhojë koktej molotovi në vend të birrave.
Ky vendim erdhi pasi Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës udhëzoi qytetarët që të bëjnë koktej molotovi për t’i rezistuar forcave ruse, shkruan the Kyiv Indipendent në një postim në Twitter.
“Birraria Pravda me bazë në Lviv kalon në prodhimin e koktejeve molotov. Fabrika e birrës njoftoi planet pasi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës udhëzoi civilët të bënin kokteje molotov për t’i rezistuar forcave pushtuese ruse”, thuhet në postim.