Nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në fshatin Llapushnik të Drenasit orët mësimore i realizojnë në një ambient i cili ua rrezikon shëndetin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi për Gazetën Sinjali deklaron se edhe pse është ndërtuar para dy viteve, kjo shkollë tashmë është në një gjendje të mjerueshme.
Nga fotot të cilat sinjalizuesi i ka dërguar në adresë, shihet se klasa nuk i posedon kushtet adekuate që aty të zhvillohet mësimi.
Ai ka treguar se nxënësit e kësaj shkolle janë ankuar në drejtori për gjendjen e klasave.
“Si në Kosovë gjithë thojnë që rregullohen”, deklaroi ai derisa tha që kjo ishte përgjigjja që kanë marrë nga drejtoria e shkollës.