image Gjendje alarmante në Gjermani: 254 viktima dhe afër 23 mijë raste me COVID-19

Evropë

Gjendje alarmante në Gjermani: 254 viktima dhe afër 23 mijë raste me COVID-19

news image

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar 254 vdekje dhe 22 mijë e 964 raste të reja me koronavirus, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka shkuar në 902 mijë e 528, kurse 14 mijë e 884 persona kanë vdekur nga ky virus.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera./Gazeta Sinjali/