Situata me COVID-19 në Kosovë po vazhdon te jetë alarmante prej shfaqjes së rasteve të para me Omicron, raporton Gazeta Sinjali.
Ditëve të fundit janë shënuar mijëra raste të reja ditore, mirëpo në total janë 33 mijë e 952 raste aktive me këtë virus.
Dje, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi që për 24 orë janë shënuar 3 mijë e 628 raste të reja dhe asnjë rast i vdekjes.
Deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCOVID janë afër 900 mijë qytetarë, ndërsa për 24 orë janë vaksinuar mbi 4 mijë e 300 persona.
Përqindja e pozitivitetit dje ka qenë mbi 25 për qind.