Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve dhe prezencës së Policisë së Kosovës në Jarinje, në hapësirën ajrore përmbi këtë pikë kufitare është parë një helikopter që po patrullon në atë zonë, transmeton Gazeta Sinjali.
Kossev raporton se helikopteri që po patrullon në atë zonë është i KFOR-it slloven, si dhe sipas këtij mediumi ata janë duke monitoruar edhe nga kodra në afërsi të Jarinjës.
Sipas këtij mediumi trafiku në Jarinje është bllokuar dhe udhëtarët po kalojnë kufirin në këmbë. /Gazeta Sinjali/