image Gjendja me koronavirus tejkalohet duke respektuar masat mbrojtëse

Kosovë

Gjendja me koronavirus tejkalohet duke respektuar masat mbrojtëse

news image

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Arbër Ismajli dhe kryesuesi i Komisionit emergjent për parandalimin e koronavirusit, Selami Xhemaili, kanë mbajtur sot takimin e përbashkët me kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve, derisa si komision kanë vazhduar punën në terren në implementimin e vendimeve për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

Ismajli dhe Xhemaili kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në parandalimin e COVID19, por pa panik, pasi që gjendja do të tejkalohet duke respektuar masat mbrojtëse.

Nënkryetari Ismajli ka thënë se nevojiten masa mbrojtëse konform udhëzimeve të organeve kompetente.

“Nuk ka vend për shqetësim në aspektin e furnizimit me ushqime. Duhet të jemi vigjilentë dhe ta tejkalojmë edhe këtë së bashku. Komuna tashmë ka bërë publik të gjithë numrat e telefonit në raste emergjente dhe ekipet janë të gatshme për intervenim dhe ofr im të shërbimeve profesionale”, ka thënë ai.

Ndërsa, Selami Xhemaili, kryesues i Komisionit emergjent, ka thënë se gjendja është nën kontroll, teksa ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë mbështetje me material mbrojtës dhe pajisje të tjera të domosdoshme.

Ai ka njoftuar se kanë përfunduar një numër të madh të dezinfektimit të objekteve dhe janë në monitorim të gjendjes.

Për çdo rast, qytetarët mund të kontaktojnë 24 orë në numrat e telefonit 112, 192. 193 dhe 194.

Qendra e Komisionit emergjent i Gjilanit është vendosur të jetë në konviktin e shkollave të mesme, ku prej aty do të menaxhohet kjo situatë.   /Gazeta Sinjali/