image Gjendja me COVID-19/ Spitali i Prizrenit, Pejës e Vushtrrisë pa pacientë

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19/ Spitali i Prizrenit, Pejës e Vushtrrisë pa pacientë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, nëpër klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 57 pacientë, prej tyre 24 me oksigjeno-terapi dhe katër në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas ShSKUK-së, në spitalin e  Përgjithshëm të Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19 sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

  • Klinika Infektive, 11 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
  • Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./GazetaSinjali/