Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 51 pacientë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur në njoftim, nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë, 37 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, shtatë pacientë janë në CPAP dhe gjashtë të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë janë shëruar./GazetaSinjali/