Në Spitalin e Pejës aktualisht të shtrirë janë 52 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij spitali, 36 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 9 pacientë në CPAP dhe 10 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë./GazetaSinjali/