Në Spitalin e Gjakovës aktualisht janë duke u trajtuar katër pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin drejtori i përgjithshëm i këtij spitali, Hilmi Shala.
Shala ka bërë të ditur se katër pacientët që po trajtohen në këtë spital janë nga Shqipëria, ku dy prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve të fundit është pranuar një pacient dhe dy të tjerë janë konfirmuar pozitivë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe 25 raste të reja me këtë virus./GazetaSinjali/