image Gjendja me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës - Sinjali

Gjendja me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

news image

Në Spitalin e Gjakovës 106 pacientë të hospitalizuar po trajtohen për Covid, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e këtij spitali bëhet e ditur se 84 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 55 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, 3 pacientë me CPAP maskë dhe një në respirator.

Njoftimi i plotë:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 21 Gusht 2021, ora 8.00 është:

106 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,

84 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,

13 pacientë të konfirmuar Negativ

9 pacientë të pakonfirmuar,

55 pacientë me oksigjeno terapi,

3 pacient në CPAP maskë,

1 pacientë në respirator,

Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, andaj vaksinohuni. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin