Në Spitalin e Gjakovës 106 pacientë të hospitalizuar po trajtohen për Covid, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e këtij spitali bëhet e ditur se 84 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 55 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, 3 pacientë me CPAP maskë dhe një në respirator.
Njoftimi i plotë:
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 21 Gusht 2021, ora 8.00 është:
106 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,
84 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
13 pacientë të konfirmuar Negativ
9 pacientë të pakonfirmuar,
55 pacientë me oksigjeno terapi,
3 pacient në CPAP maskë,
1 pacientë në respirator,
Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, andaj vaksinohuni. /Gazeta Sinjali/