image Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet rajonale po trajtohen 497 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 390 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 46 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, në ShSKUK trajtim po marrin 497

Sipas raporti të datës 22 shtator 2021 të klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet ulje e numrit të rasteve me COVID-19.

Në tërë ShSKUK-në, trajtim mjekësor po marrin 497 pacientë, prej tyre 390 me oksigjeno-terapi dhe 46 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 85 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 55 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 36 pacientë

Spitali i Gjakovës, 35 pacientë

Spitali i Pejës, 79 pacientë

Spitali i Gjilanit, 38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 24 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë. /GazetaSinjali/