image Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe në Spitalet rajonale

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe në Spitalet rajonale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në Spitalet rajonale po trajtohen 63 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 29 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe shtatë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i ShSKUK-së:

ShSKUK: 63 pacientë në trajtim nga COVID-19

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 63 pacientë nga COVID-19, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë. /GazetaSinjali/