Gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Malishevës janë regjistruar edhe 23 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Malishevës të cilët njëkohësisht kanë njoftuar se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 1 mijë e 294 raste, ku 1 mijë e 74 janë shëruar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot kanë vdekur 52 persona, kurse raste aktive në këtë komunë janë 168.
Postimi i plotë
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me covid
Malishevë, 15 gusht
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 23 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, përmes komunikimit të rregullt me shtabin komunal emergjent në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 1294 raste, prej tyre 1074 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 168 raste.