Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për situatën me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 56 raste të reja dhe 4 të vdekur për shkak të infektimit me COVID-19.
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe nga koronavirusi janë shëruar 281 qytetarë.
Kurse, komuna që prin me numrin e rasteve aktive është ajo e Prishtinës me 359 raste, kurse pas saj vjen komuna e Prizrenit me 192 raste. Ndërkaq komuna e tretë për nga numri më i lartë i rasteve aktive është Mitrovica.
Në këtë link mund t’i shikoni të dhënat e detajuara për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.