Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 90 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të ShSKUK-së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 41 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rënduar shëndetësore.
Njoftimi i ShSKUK-së:
ShSKUK: 90 pacientë në trajtim nga COVID-19
Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 90 pacientë. Prej tyre, 41 me oksigjeno-terapi dhe 3 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 26 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë. /GazetaSinjali/