image Gjendja me COVID-19 në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale - Sinjali

Gjendja me COVID-19 në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 421 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 347 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK: 421 pacientë po marrin trajtim për COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 421 pacientë. Prej tyre 347 me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore në mjekim intensit mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 75 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 41 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,1 paciente

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 32 pacientë

Spitali i Gjakovës, 27 pacientë

Spitali i Pejës, 72 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 29 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin