Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjitshme po trajtohen 288 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur në raportin e ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
COVID-19: ShSKUK po trajton 288 pacientë
Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjitshme.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetëore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 62 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë
Spitali i Prizrenit, 20 pacientë
Spitali i Gjakovës, 24 pacientë
Spitali i Pejës, 52 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 23 pacientë. /GazetaSinjali/