image Gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e Kosovës - Sinjali

Gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 192 pacientë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë, 136 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 21 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK: Bie nën 200 numri i të spitalizuarve me COVID-19

Ka rënë nën 200, numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Nga raportimet e datës 2 tetor 2021, rezulton se në tërë ShSKUK-në, ka të shtrirë 192 pacientë që po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19.

136 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, kurse 21 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 41 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 34 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 18 pacientë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin