image Gjendja me COVID-19 në Gjilan, ky është numri i personave që po presin rezultatet

Kosovë

Gjendja me COVID-19 në Gjilan, ky është numri i personave që po presin rezultatet

news image

22 persona janë në pritje të rezultateve për koronavirus në Komunën e Gjilanit.

Kështu ka njoftuar, nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit të Emergjencave për parandalimin e pandemisë globale pas vlerësimit të gjendjes, ku ka kërkuar angazhimin maksimal të qytetarëve dhe të gjitha institucioneve për respektim të masave mbrojtëse, për të ulur trajektoren e COVID-it në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli vazhdimisht apelon për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, por sipas tij nëse këto masa nuk respektohen nga të gjithë qytetarët apo nga sektori privat atëherë mund të ketë pasoja të cilat vështirë riparohen.

“Gjendja me COVID-19 në Gjilan po vazhdon me një rënie të lehtë të rasteve. Duhet vëmendje e përbashkët dhe përkushtim në respektim të masave mbrojtëse. Ekonomia lokale ka shënuar një regres të madh, prandaj nëse nuk respektohen masat mbrojtëse sot, nesër mund të kemi përkeqësim të gjendjes, rritje të infeksionit, apo edhe mbyllje sikur muaj më parë. Shëndeti publik është angazhimi ynë i parë dhe për këtë duhet mbështetje e përgjithshme”, përfundoi ai.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 867 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në këtë komunë, 681 prej tyre janë shëruar, 49 kanë vdekur, ndërsa aktive mbeten 147 raste. /GazetaSinjali/