image Gjendja ekonomike: Kosova humbi 1 miliard euro, 30 mijë qytetarë rrezikojnë të humbin vendet e punës

Financa

Gjendja ekonomike: Kosova humbi 1 miliard euro, 30 mijë qytetarë rrezikojnë të humbin vendet e punës

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka përshkruar gjendjen ekonomike të Kosovës dhe humbjet e saj përgjatë luftës ndaj COVID-19, njofton Gazeta Sinjali.

Rukiqi në profilin e tij tha se Kosova deri më tani ka pësuar humbje prej 1 miliard euro dhe nëse kjo gjendje vazhdon me këtë ritëm, 30 mijë vende të punës pritet të humben, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tutje ai në profilin e tij zyrtar ka përmendur edhe paralajmërimin e Bankës Botërore që Kosova do të ketë 8.8 për qind tkurrje ekonomike.

“Të vetmit të paprekur nga kjo krizë në ekonomi, po mbesin ata që marrin vendim dhe familjarët e tyre të punësuar, gjithandej në institucionet publike”, ka përfunduar kryetari i OEK-ut. /Gazeta Sinjali/