image Gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj që po trajtohen në Kirurgjinë Plastike

Shëndetësi

Gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj që po trajtohen në Kirurgjinë Plastike

news image

Në Repartin e Kirurgjisë Plastike nga shpërthimi i bombolës së gazit gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, janë trajtuar 14 persona .

Drejtori i Kirurgjisë Plastike, Zejn Buja ka thënë për Gazetën Sinjali se gjendja e personave të shtrirë në këtë repart është mesatarisht e rëndë.

Gjithashtu ai bëri të ditur se pacientët lëndime kanë marrë në kokë, fytyrë, qafë, gjoks dhe shpinë.

Gjashtë pacientë që janë në Mjekimin Intensiv janë në gjendje të rëndë, ndërsa tetë pacientë që janë të shtrirë në Kirurgjinë Plastike, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë dhe jemi duke i trajtuar vazhdimisht me terapi përkatëse”, ka thënë Buja.

Mosha e tyre është mesatare, përveç një pacienteje që është 2001 dhe është në Mjekimin Intensiv.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit, 42 persona janë lënduar në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

/Gazeta Sinjali/