image Gjendja e rrugëve në Kosovë, në disa ka ngrica

Kosovë

Gjendja e rrugëve në Kosovë, në disa ka ngrica

news image

Duke u bazuar në të dhënat e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët janë të kalueshme.

Në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës ka pasur intervenime me kripë dhe largimin e borës në: Gjilani 1 dhe 2, Prishtina 1 dhe 2, Auto-udhët R7, N9, R6, Ferizaj 1 dhe 2, Gjakova 1 dhe 2, Peja 1 dhe 2, Prizreni 1 dhe 2, Mitrovica 1 dhe2.

Për shkak të reshjeve të borës të kohë pas kohëshme në 24 orëshin e fundit dhe temperaturave nën zero (-4) u intervenua disa herë me kripë si dhe pastrim të borës në auto-udhën R6 Segmenti Doganaj-Hani i Elezit.

Ndërsa për shkak ngricave po intervenohet në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët e regjionit të Prizrenit 2: M25 Prizren-Morinë, R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash – Brod, R222 Brezne – Zhur.

Peja është njëra nga komunat që ka pasur reshje më të mëdha të borës dhe është intervenuar në vazhdimësi për t’i mbajtur rrugët e qarkullueshme.
Në rrugën N9 Pejë-Bogë bëhet largimi i borës nga rruga me hedhëse (frezë) pasi sasia e borës është e madhe dhe ka filluar ngushtimi i rrugës. Bëhet shpërndarja e kripës kundër ngricave. Të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim.

/Gazeta Sinjali/