image Gjendja e pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Gjendja e pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar gjithsej 308 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, 220 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 4 pacient janë të vendosur në respiratorë, 23 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 197 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 71 raste të reja me koronavirus, 163 të shëruar dhe 7 viktima.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin