image Gjendja e pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Gjendja e pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar gjithsej 318 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, 235 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 1 pacient është i vendosur në respiratorë, 25 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 202 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 70 raste të reja me koronavirus, 122 të shëruar dhe 3 viktima.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale. /Gazeta Sinjali/