image Gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

news image

Trajtimi i pacientëve me COVID-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Atje aktualisht po trajtohen 37 pacientë, nga ky numër, 23 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 3 në gjendje të rëndë.

Nga të infektuarit, tetë janë personel i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

“Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 23 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 8 të infektuar me COVID-19 dhe atë 4 infermier dhe 4 punëtor të Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Gazeta Sinjali/