Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 218 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej tyre, 128 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 1 pacient është i vendosur në respirator, 8 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 132 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 79 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima, ndërsa janë shëruar 104 pacientë.