image Bilanci i koronavirusit në Kosovë, gati 700 të vdekur dhe mbi 2400 raste aktive

Shëndetësi

Bilanci i koronavirusit në Kosovë, gati 700 të vdekur dhe mbi 2400 raste aktive

news image

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 18.345 raste me COVID-19 nga 89 mijë e 108 persona të testuar, njofton Gazeta Sinjali.

Ndërkaq deri më tani 669 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Kurse, numri i të shëruarve ka shkuar në 15 mijë e 198, ndërsa 48 prej tyre janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2 mijë e 478. /Gazeta Sinjali/