image Gjendja e COVID-19 në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive

Shëndetësi

Gjendja e COVID-19 në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive

news image

Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendi ynë numëron gjithsej 42 mijë e 805 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, nga 152 mijë 677 persona të dyshuar.

Sa i përket vdekjeve, numri nuk është edhe aq i vogël, pasi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur plotë një mijë e 106 persona.

Kurse, numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 28 mijë e 504, pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan gjithsej 683 pacientë.

Me virusin janë duke luftuar mijëra qytetarë, ndërkohë janë plotë 13 mijë e 195 raste aktive.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan 468 raste të reja, ndërsa u shënuan 19 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/