image Gjendja e 20-vjeçares që u godit nga vetura në Fushë Kosovë vazhdon të jetë e rëndë, flasin për Sinjalin nga QKUK

Shëndetësi

Gjendja e 20-vjeçares që u godit nga vetura në Fushë Kosovë vazhdon të jetë e rëndë, flasin për Sinjalin nga QKUK

news image

Një 20-vjeçare u godit sot nga vetura në Fushë Kosovë ku pësoi lëndime të rënda trupore. Sinjali sot raportoi se e reja u dërgua në gjendje të rëndë në Emergjencë të QKUK-së, ku u trajtua derisa u transferua në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, tha për Gazetën Sinjali se gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.

Lëndimet janë shumë të rënda, ka lëndime në regjionin e kokës, në regjionin e gjoksit, në regjionin e komplikut dhe në pjesën e nënsqetullës ka një ndërhyrje, e cila është sanuar dhe i është futur në gips për momentin”.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se pacientja ka marrë lëndime serioze në trup dhe vazhdon të jetë nën kujdesin mjekësor.

“Gjendja e përgjithshme e pacientit vazhdon me qenë për momentin relativisht stabile, pas marrjes së tretmanit mjekësor në përgjithësi është në gjendje të rëndë, sepse lëndimet janë shumë serioze. Vazhdon me qenë ende nën efektin e barnave”, deklaroi ai për Sinjalin.

Ndërkaq, lidhur me rastin nga Policia kanë bërë të ditur që i dyshuari ende nuk është kapur dhe po punohet në drejtim të identifikimit të tij, sepse i njëjti ka ikur nga vendngjarja.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes“, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/