Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 të prekur me COVID-19, duke e çuar në 487 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.
Ndërkohë, në ditën e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 284 persona, nga 1278 testime të kryera, transmeton Gazeta Sinjali.
Deri më tani, në Shqipëri janë prekur 19 mijë e 729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10808 janë shëruar. /Gazeta Sinjali/