Është gjetur mbrëmë kufoma e një gruaje nga Gostivari, për të cilën u raportua se familja hasi në një trup tjetër të pajetë të një burri, kur arritën në morg për të marrë arkivolin e saj.
Arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive e Shkupit.
Familjarët e kanë parë kufomën dhe e kanë verifikuar, shkruajnë mediat atje.
Rasti në Vrapçisht kishte tronditur të gjithë banorët e kësaj ane, pasi familjarët me të pranuar arkivolin, pasi kishin hapur atë, kanë parë se në vend të nënës së tyre, në të është gjetur një mashkull.
Ata pastaj kishin shkuar në Klinikën Infektive në Shkup për të kërkuar, ku pas shumë kërkimeve, kufoma ishte sjellë në morgun e Gostivarit.