image Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

news image

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën “Ibrahim Uruqi” në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se ai është gjetur i varur në litar rreth orës 04:00 në mëngjesin e të mërkurës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet e tjera relevante.

Sinjali mëson se trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i bëhet obduksioni, derisa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”./Gazeta Sinjali/