image Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë

Siguri

Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë

news image

Një grua është gjendur pa shenja jete të martën rreth orës 11:00 në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës” thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Policia po heton rastin i cili është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.

/GazetaSinjali/