Një 78-vjeçar me iniciale M.K., në Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Mësohet se ai jetonte vetëm. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, ka njoftuar policia shqiptare. /Gazeta Sinjali/