image Gjendet pa shenja jete një 45 vjeçar në Mitrovicë, policia jep detaje

Siguri

Gjendet pa shenja jete një 45 vjeçar në Mitrovicë, policia jep detaje

news image

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 09:40 në fshatin Vllahi të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima është A.B. 45 vjeçar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orë 9:40, është raportuar se  në fshatin Vllahi të Mitrovicës,  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar  A. B., rreth  45 vjeçar. Njësitë përkatëse  kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër  të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML  për obduksion. Rasti është iniciuar dhe  po  hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Gazeta Sinjali/