image E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Suharekë

Siguri

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Suharekë

news image

Një 28-vjeçar me inicialet A.A. është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Duhël të Suharekës. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Policia.

“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete.

Gashi njoftoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/