Një varr masiv është gjetur në qytetin e Limanit, që forcat e armatosura të Ukrainës e morën të shtunë e kaluar, sipas njoftimit të guvernatorit rajonal, Pavlo Kirilenko, i cili shton se nuk është e qartë se sa trupa përmban.
Megjithatë, agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi, duke cituar një oficer policie, se ky varr përmbante 180 trupa.
Autoritetet ukrainase akuzojnë shpesh trupat ruse për kryerjen e krimeve të luftës në zonat që ata kanë pushtuar që nga pushtimi i territorit ukrainas më 24 shkurt. Moska e mohon këtë.
Disa ditë më parë, 436 trupa u zhvarrosën në qytetin verilindor të Izium, pasi u rimor nga forcat e armatosura ukrainase. Në të shumtën e rasteve, sipas autoriteteve, këta ishin persona që hasën në vdekje të dhunshme.
Kirilenko, guvernatori i rajonit të Donetskut, tha në postimin e tij se varri masiv besohej se përmbante ushtarakë dhe civilë dhe se numri i tyre i saktë ende nuk është konfirmuar.
Ai shtoi se ishte identifikuar një vend me rreth 200 varre, me trupa të civilëve. Ai nuk tha se kur dhe si vdiqën./abcnews.al