Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij rreth orës 00:06, në Gjilan.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, teksa bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë policore dhe ekipi mjekësor.
Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Sinjali/