image Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Prishtinë

Siguri

Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Prishtinë

news image

Një person i moshës 66-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull është pa shenja jete.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast”, tha ajo për Sinjalin./GazetaSinjali/