Një person pa shenja jete është gjetur sonte në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Trupi i pajetë i personit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur në Lagjen e Boshnjakëve.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Po, është e vërtetë. Pas orës 20:00 është raportu rasti. Ekipet mjekësore kanë konstatu se trupi është pa shenja jete. Tash jemi duke i pritur ekspertët e mjekësisë ligjore me e bo ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Nuk e dimë as moshën, e as gjininë. Nuk mund të prekim asgjë, pa ardhur ekspertët”, tha Hoti./Gazeta Sinjali/