Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Tetova” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se viktima është gjetur mesditën e djeshme në shtëpinë e tij që gjendet në këtë rrugë.
Sinjali mëson se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/