image Gjendet një person i vdekur në Deçan

Kosovë

Policia/ Gjendet një person i vdekur në Deçan

news image

Në Deçan është gjetur i vdekur një person nga arma e zjarrit rreth orës 15:20.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se ekipet e policisë bashkë me ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes duke u munduar ta zbardhin rastin.

“Rreth orës 15:20 policia e rajonit të Pejës ka marrë informatën se në Deçan, brenda një banese një person është gjetur i vdekur nga arma e zjarrit. Ekipet e policisë bashkë me ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes duke u munduar ta zbardhin rastin. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibraj./ Gazeta Sinjali/