Një mjet shpërthyes është hasur në afërsi të liqenit të Batllavës.
Policia njofton se ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë e KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë asgjësimin e mjetit.
“Dëshmitari mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se pran liqenit të Batllavës kishte hasë në një mjet shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë asgjësimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/