Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur në Viti, në fshatin Goshnicë.
Një person derisa ishte duke pastruar oborrin e një shtëpie të pabanuar ka hasur në mjetin e dyshimtë shpërthyes. Menjëherë ka lajmëruar policinë, ndërkaq këta kanë njoftuar ekipet kompetente.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur KFOR-i dhe FSK-ja dhe pa ndonjë incident e kanë tërhequr mjetin./ Gazeta Sinjali/