Një mjet shpërthyes është gjetur në lumin Llap në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, pasditen e djeshme në orën 18:50, shkruan Gazeta Sinjali.
Mjetin shpërthyes, i cili dyshohet të jetë predhë e minahedhësit, e ka gjetur një burrë i cili ka qenë duke kryer disa punime në këtë lumë.
KFOR, FSK dhe Policia e Kosovës raportohet se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë shpërthimin e mjetit pa ndonjë incident të mundshëm”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Sinjali/